Rama: Unë nuk kam barazuar hiçfare Dua Lipën me Goran Bregoviqin

24 gusht 2021 | 11:41

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar edhe një herë sa i përket koncertit të Goran Bregoviqit në Festën e Birrës në Korçë.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar komentin me titull: “Një koment për komentet e kinse patriotëve”.

Rama ka theksuar se histeria vazhdon. “Dhe histeria vazhdon por jo, unë nuk kam barazuar hiçfare Dua Lipën me Goran Bregoviqin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër!”, ka shkruar ai.

Postimi i Ramës:

NJË KOMENT PËR KOMENTET E KINSE PATRIOTËVE

Ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të! Dhe histeria vazhdon por jo, unë nuk kam barazuar hiçfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër! Histeri fashiste që as nuk e mbron, as e nderon, po vetëm e turpëron shqiptarinë, e cila s’mund të jetë kurrë shembëlltyrë e urrejtjes!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burim Preteni shpall të pavlefshme diplomën e SHMP “Arkitekt Sinani”,…