KQZ-ja huazon 50 kamera nga Shqipëria

24 gusht 2021 | 11:44

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka treguar se ky institucion ka kërkuar nga KQZ-ja e Shqipërisë huazimin e 50 kamerave regjistruese, të cilat janë përdorur në ditën e zgjedhjeve parlamentare më 25 prill.

Ai ka bërë me dije se kërkesa e tyre është pranuar se marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve pritet të nënshkruhet së shpejti në Tiranë.

“Duke u nisur nga bashkëpunimi i mirë i dy institucioneve tona që kanë mes vete, KQZ e Kosovës ka kërkuar nga KQZ e Shqipërisë huazimin e 50 kamerave regjistruese të cilat janë përdorur në ditën e zgjedhjeve parlamentare më 25 prill. Qëllimi i këtij huazimi është përdorimi i tyre në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ku bëhet grumbullimi i të gjithë materialit zgjedhor pas ditës së zgjedhjeve si dhe është vendi ku bëhet përpilimi i rezultateve përfundimtare”, ka deklaruar Elezi për gazetën “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar edhe një herë…