Situata me pandeminë është duke dalë jashtë kontrollit

24 gusht 2021 | 11:55

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka komentuar situatën me pandeminë në vendin tonë.

Ai ka thënë se kjo situatë është duke dalë jashtë kontrollit.

“Tani jemi ndër vendet me vaksinimin më të ulët në Evropë dhe me numra të frikshëm të infektimit”, ks shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Situata me pandeminë është duke dalë jashtë kontrollit. Tani jemi ndër vendet me vaksinimin më të ulët në Evropë dhe me numra të frikshëm të infektimit.
Aktualisht janë mbi 20.000 raste aktive me koronavirus dhe brenda javës së fundit i kemi pasur 57 raste të vdekjes, prej tyre 17 kanë vdekur vetëm në 24 orët e fundit.
Nuk duhet të presim situata ku shohim më të dashurit tanë të sëmurë, t’i shohim spitalet e mbipopulluara, stafin mjekësor të rraskapitur e të mbingarkuar, ndërsa bizneset duke u përballur me kufizime të reja.
Këtë e kemi përjetuar një herë. Nuk duhet dhe as nuk kemi nevojë ta përjetojmë prapë.
Duhet të veprojmë, menjëherë! Secili prej nesh.
Është e thjeshtë. Duhet të vaksinohemi!
Nëse tashmë je vaksinuar, unë dhe familja ime të falënderojmë ngase ti ke bërë diçka jo vetëm që e mbron veten por edhe të tjerët.
Por, nëse e di që ndonjë familjar, mik apo koleg ende nuk është vaksinuar, telefonoje sot dhe bisedo me të e kerko nga ajo apo ai që ta marrë vaksinën.
Kështu e mbrojmë veten, familjen por edhe krejt shoqërinë tonë.
Vaksinohu SOT!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të…