Në Mitrovicë sekuestrohet një armë

24 gusht 2021 | 12:00

Sot rreth orës 00:05, policia në një pikë kontrolli gjatë kontrollimit të një automjeti, tek vozitësi ka gjetur një armë zjarri.

Nga i dyshuari në cilësi të provave materiale është sekuestruar një revole, një karikator me tre fishekë te kalibrit 7.65 mm.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar V.B., 22-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xherdan Shaqiri ka thënë se ndihet shumë krenar dhe shumë…