Ministri Mehaj në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

25 gusht 2021 | 11:28

Pas përfundimit të vizitës së suksesshme në Republikën Federale të Gjermanisë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot do të vazhdojë vizitën zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Me këtë rast, ministri Mehaj do të takohet me homologen e tij, Radmila Shekerinska.

Më pas, ministri Mehaj do të takohet me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmanin.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizitë zyrtare, ministri Mehaj do të zhvillojë një vizitë në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë së Veriut, ku do të takojë kadetët e FSK-së që janë duke vazhduar shkollimin e tyre profesional në këtë Akademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wanda Nara di shumë mirë se si të kthejë gjithë…