Haxhi Shala përkujton komandantin e UÇK-së ‘Kumanova’

25 gusht 2021 | 11:48

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, ka përkujtuar në 23-vjetorin e rënies bashkëluftëtarin e tij, komandantin Ismet Jashari – ‘Kumanova’ dhe ditën e Brigadës 121, e cila brigadë e mban emrin e tij.

Komandant “Kumanova” ka rënë dëshmor po në ketë ditë me Habib Zogajn.

“Në altarin e atdheut, një ditë më parë kishin rënë heroikisht edhe Nuhi Mazreku, Gani Kastrati e Afrim Buçaj. Në ketë ditë po ashtu përkujtojmë edhe dhjetëra dëshmorë tjerë të rënë të brigadës tonë në Kleckë të Lipjanit. Lavdi jetës, veprës dhe heroizmit të Ismet Jasharit, lavdi dëshmorëve të Brigadës 121, lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Haxhi Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur braziliane Raila Sales Ferreria, është qëlluar me…