Katër herë futbollisti më i mirë në Kosovë është i lirë  

25 gusht 2021 | 11:54

Futbollisti Mentor Zhdrella, është lojtar i lirë. Ai është ndarë me skuadrën e Llapit dhe ende nuk ka vendosur për skuadrën e re.

Duke folur për të ardhmen, Zhdrella që ka lënë gjurmë në futbollin e Kosovës nuk ka dhënë shumë informata se ku pritet të luajë. “Ofertat nuk kanë munguar asnjëherë, por të shohim se me cilën skuadër do të arrijmë marrëveshje. Tash për tash konkrete nuk ka asgjë”, thënë Zhdrella për “Epokën e re”.

Mesfushori Mentor Zhdrella për katër vjet rresht ishte zgjedhur lojtari më i mirë në vend, kurse karrierë ka bërë edhe te Prishtina, Hysi, 2 Korriku, Drita dhe Feronikeli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të dyshuarit…