Lushtaku: Me Nurën do të fitojmë në Skenderaj

25 gusht 2021 | 12:13

Sami Lushtaku është zëvendësuar me Fadil Nurën në garën për kryetar të Komunës së Skenderajt.

Lushtaku ka thënë për “Klankosova.tv” se nëse PDK-ja nuk do të bënte zëvendësimin e tij, do të rrezikonin të mbeteshin pa kandidat në këtë komunë.

“Siç kam thënë unë do t’i ndjek rrugët ligjore, por Fadil Nura ka përgatitjen e duhur shkollore. Ai e njeh qeverisjen lokale. Qytetarët kanë besim të plotë. Elektorati është ndezur pas vendimit për mua. Do të fitojmë në Skenderaj”.

“Absolut po”, është përgjigjur Lushtaku nëse Nura e ka përkrahjen e tij në zgjedhjet e 17 tetorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen nuk ka bërë një merkato si të klubeve…