Kosova dhe Maqedonia nënshkruajnë marrëveshje në fushën e bashkëpunimit juridik

25 gusht 2021 | 12:15

Republika e Kosovës dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar sot marrëveshje në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Marrëveshja e nënshkruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ministri i Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq, do të lehtësojë procedurat e bashkëpunimin në mes të dy vendeve.

“Jemi të angazhuar që të fuqizojmë raportet me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky është nënshkrimi i parë i marrëveshjeve dhe do të vijojnë edhe me Shqipërinë. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është lehtësimi procedurave civile. Mbrojtja juridike, shtetasit e secilës palë gëzojnë të drejtat e mbrojtjes juridike”, ka thënë Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë së Kosovës.

Kurse, ministri i Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq, ka deklaruar se bashkëpunimi në mes të dy vendeve do të vazhdojë. “Iniciativa për nënshkrimin e marrëveshjes tregon se bëjmë politika që të lehtësojmë procedurat për qytetarët e dy vendeve. Jam i bindur se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë, në këmbim të përvojave dhe harmonizim të legjislacionit evropian”, ka deklaruar ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sami Lushtaku është zëvendësuar me Fadil Nurën në garën për…