Kjo është arsyeja pse Ronaldo braktisi stërvitjen

25 gusht 2021 | 13:34

Pasi e filloi ndeshjen e parë zyrtare të sezonit të ri në Udine nga stoli, Cristiano Ronaldo gjithashtu mund të humbasë ndeshjen e dytë të Juves në Serie A, atë kundër Empolit.

Fenomeni portugez, rreth të cilit në orët e fundit janë ngritur shumë hipoteza joreale për largimin nga bardhezinjtë, në fakt ka anashkaluar pjesën e dytë të stërvitjes së sotme, atë të ndeshjes në fushë.

Pra, e ka zvogëluar kohën e trajnimit për shkak të një goditjeje që mori në krah gjatë një dyluftimi loje me Alex Sandro. I shoqëruar nga një anëtar i stafit jashtë fushës, CR7 arriti në dhomat e zhveshjes para shokëve të tij të skuadrës dhe në orët e ardhshme do t’iu nënshtrohet kontrolleve të nevojshme për të vlerësuar shkallën e goditjes së pësuar dhe për këtë arsye praninë ose jo kundër Empolit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte viti 2017 kur pasuria e Jeff Bezos arriti shifrën…