Rotary Club Prishtina Newborn dhuron pajisje mjekësore për QKUK-në

25 gusht 2021 | 14:04

Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka pranuar pajisje mjekësore për realizimin e ekzaminimeve urodinamike, donacion nga organizata Rotary Club Prishtina Newborn, të cilat kushtojnë 59 mijë euro.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka falënderuar donatorët për ndihmën e ofruar, derisa ka theksuar se pajisjet e reja do të ofrojnë mundësi për shërbime të reja mjekësore.

“Bashkëpunimi mes Rotary Club Prishtina Newborn dhe Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike është një shembull i mirë. Ju premtoj dhe do të bëj gjithçka që të gjitha pajisjet mjekësore dhe donacionet tjera do të përdoren vetëm sipas destinimit dhe do të kujdesemi që t’i mirëmbajmë ato”, ka thënë Krasniqi.

Stephen R. Hemphill nga Rotary Club Prishtina Newborn ka folur për sfidat dhe vështirësitë në implementimin e projektit, për shkak të situatës me Covid-19.

Por, u shpreh i lumtur që më në fund pajisjet mjekësore mbërritën në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe projekti u realizua me sukses.

“Pavarësisht se pandemia Covid-19 e ka penguar punën tonë, ne arritëm që këtë projekt ta përmbyllim me sukses”, ka thënë Hemphill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur sot përpara ministrave…