Sveçla: Gjasat që shtetasit afganë të vendosen në Qendrën e Studentëve janë minimale

25 gusht 2021 | 14:40

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se gjasat që shtetasit afganë që pritet të strehohen në Kosovë, të vendosen në Qendrën e Studentëve janë minimale.

Gjatë një konference për media, ministri Sveçla ka theksuar se kanë disa mundësi të tjera për transportimin dhe vendosjen e tyre në disa vende në Kosovë.

“Ne jemi në koordinim të vazhdueshëm me SHBA-në dhe me përfaqësues të NATO-s. Ka disa alternativa për strehim dhe mënyrën e pritjes. Edhe Qendra e Studentëve ka qenë një prej alternativave, por që gjasat për të ndodhur janë minimale, Kosova ka kapacitete jashtëzakonisht të vogla për të marr me këtë, por gjasat që shtetasit afgan të vendosen në Qendrën e Studentëve janë minimale”, ka thënë Sveçla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore…