Haxhiu: Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar me vrasjen makabre të Marigonës

25 gusht 2021 | 15:22

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se qeveria kërkon dënim maksimal ndaj “kriminelëve që kanë vrarë Marigona Osmanin, 18 -vjeçaren nga Ferizaj”.

Haxhiu në një konferencë për media është shprehur e shqetësuar me vrasjen makabre të 18-vjeçares.

“Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar me vrasjen makabre të së ndjerës Marigonës dhe kjo është arsyeja pse qeveria ka dhënë një përkushtim maksimal sa i përket këtij rasti dhe jemi jashtëzakonisht të vëmendshëm për këtë situatë”, ka thënë ministrja Haxhiu, duke shtuar se për shkak të dominimit të mentalitetit patriarkal, burrat konsiderojnë që e kanë të drejtën të ushtrojnë kontroll ose e konsiderojnë trupin e gruas si pronë të tyre. “Kjo gjendje duhet të ndryshojë dhe do të ndryshojë dhe për këtë Qeveria do të angazhohet maksimalisht. E kemi nisur një fushatë për të raportuar dhunën në familje. Ishim edhe në protestë, kjo për të treguar se do të japim angazhimin tonë si qeveri në adresimin e këtyre rasteve”, është shprehur ministrja Haxhiu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…