Fazliu: Disa klube e fillojnë garën për titull, e përfundojnë në mesin e tabelës

25 gusht 2021 | 15:28

Njëri ndër lojtarët që shkëlqeu me Dritën në garat evropiane është padyshim Astrit Fazliu. Sulmuesi ka deklaruar për Gazetën “Sheshi” se synimet e tij personale nuk ndryshojnë asnjëherë nga viti në vit, ai gjithmonë synon që të ketë sukses si ekip dhe t’i përmbushin kërkesat e klubit.

“Synimet tona janë sikurse të çdo sezoni tjetër, të kemi sukses si ekip dhe t’i përmbushim kërkesat e klubit ashtu siç i kërkojnë, ku dihet se një ekip si Drita kërkon sukses maksimal”, ka thënë Fazliu.

33-vjeçari tutje ka thënë se akoma është herët të flitet për titull, kjo pasi disa skuadra e nisin për titull pastaj përfundojnë në mesin e tabelës.

“Pas disa gjirove do të dihet saktë se cilat skuadra kanë potencial për kreun”, ka shtuar Fazliu. Për fund, Fazliu ka një premtim edhe për tifozët e klubit “Intelektualët”. “Unë ju premtoj tifozëve se do të jap më të mirën nga vetja dhe do të angazhohem maksimalisht”, ka deklaruar ai. Astrit Fazliu ka luajtur nëpër skuadra të ndryshme nga Superliga e Kosovës sikurse Feronikeli, Drita, Ferizaj, Prishtina, Ulpiana etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se qeveria kërkon…