Abdixhiku: Jemi vend i vogël për t’i pasur 44 vdekje në tri ditë

25 gusht 2021 | 15:51

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova është vend i vogël për t’i pasur 44 vdekje për tri ditë nga koronavirusi.

Në një postim në “Facebook”, ai e ka ftuar kryeministrin Kurti të merret me pandeminë dhe t`i lerë ekspozitat e pikturave dhe simpoziumet gjuhësore.

Sipas tij, këto të fundit mund të presin pak.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Jemi vend i vogël për t’i pasur 44 vdekje në tre ditë. Jemi vend i vogël për t’i përballuar si hiçgjë 44 tragjedi familjare nëpër Kosovë. Katër të rinj e reja, në të njëzetat, janë shuar në tre ditë nga varianti i ri.

Nga një ditë zie e kemi çdo ditë.

Këtë gjendje shqetësuese s’mund ta normalizojmë. S’është normale. As ta politizojmë sepse në beteja si këto, as që dua të marr ndonjë votë. Por s’mund të sillemi sikurse nuk po ndodhë asgjë. S’mund t’i kapërcejmë gjithë këto vdekje tragjike vetëm si numra qa na shpërfaqen në ora tre e gjysmë.

Qeveria vazhdon të sillet sikur asgjë nuk po ndodhë; sikur asgjë s’kanë në dorë. 17 të vdekur pardje, 13 dje, 14 sot. E meqë s’po merren me pandemi, çfarë po bëjnë të gjithë aty? Me çka e kalojnë kohën një ushtri pushtetarësh dje e sot – në ditët kur na vdesin plot 44 qytetarë? Ekspozitat e pikturave të Hotelit Grand e simpoziumet gjuhësore – me të cilat duket se Kryeministri megjithatë gjenë kohë – mund të presin pak. Në vend të tyre duhet të prijë. Bashkë me ministrin e Shëndetësisë mëngjes e mbrëmje me çdo kapacitet shtetëror vetëm me pandemi – në spitale, inspektorat, polici e Qeveri. Barabartë me mijëra mjekë që po ballafaqohen me pandemi e me 24 mijë të infektuar që i kemi aktualisht, Asgjë tjetër s’ka sot më shumë rëndësi. Asgjë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri ndër lojtarët që shkëlqeu me Dritën në garat evropiane…