KB Prishtina përforcohet me vëllezërit Zeqirin

25 gusht 2021 | 16:02

KB Prishtina ka vazhduar edhe të mërkurën me transferime, me synimin që të rikthehet aty ku ishte para disa viteve, në majat e basketbollit të Kosovës. Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e dyshes Lejson dhe Jetmir Zeqiri.

“Vëllezërit Lejson e Jetmir Zeqiri edhe zyrtarisht pjesë e klubit më të madh basketbollistik shqiptar Sigal Prishtina. Sot në zyrat e klubit, presidenti Burim Maraj së bashku me drejtorin e klubit, Edmond Azemi, nënshkruan kontratat me basketbollistët Lejson e Jetmir Zeqiri. Lejsoni është pjesë e kombëtares së Maqedonisë Veriore. Jemi shumë  të lumtur që kemi talentet shqiptar nga Maqedonia e Veriut për këtë sezon”, thuhet në njoftimin e KB Prishtina.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…