Ministria e Mbrojtjes dhe Caritas Kosova nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

25 gusht 2021 | 16:07

Ministria e Mbrojtjes dhe Caritas Kosova sot kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për dorëzimin/pranimin e donacionit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, respektivisht Qendrën Mjekësore të FSK-së në Prishtinë.

Marrëveshjen përkatëse, në emër të institucioneve respektive e nënshkruan zv.sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, Fahrije Sadiku dhe Alfred Pjetri, drejtor ekzekutiv i Caritas Kosova, në emër të drejtorit gjeneral të Caritas Kosova, Don Viktor Sopit.

Kjo marrëveshje ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të mëhershëm dhe përkrahjes së vazhdueshme të Caritas Kosova për FSK-në me pajisje medicinale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja seksi, Trejsi Sejdini, ka zbuluar së fundi se tani…