AAK: Vendimi i qeverisë për shtesat e personelit shëndetësor, joserioz

25 gusht 2021 | 16:05

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për shtesat ndaj personelit shëndetësor.

Përmes një komunikate për medie, AAK-ja ka thënë se vendimi i qeverisë për personelin shëndetësor, tregon qartë joseriozitetin e Qeverisë përballë gjendjes së rëndë shëndetësore në vend.

“Vendimi i sotëm për personelin shëndetësor, e tregon qartë joseriozitetin e tyre përballë gjendjes së rëndë shëndetësore në vend. Përpos që shuma e shtesave që do të marrin mjekët, infermierët e teknikët është qesharake, mospërfshirja e muajve qershor dhe korrik 2021, paraqet edhe shkelje të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës”, është thënë në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Prishtina ka vazhduar edhe të mërkurën me transferime, me…