Zyrtare: Pietro Pellegri te Milani

25 gusht 2021 | 16:26

Pietro Pellegri është zyrtarisht lojtar i Milanit. Sulmuesi 20-vjeçar i bashkohet kuqezinjve pas një aventure 3 vjeçare te Monaco në Francë duke mos arritur të lërë gjurmë.

Sulmuesi italian do të jetë një vlerë e shtuar në repartin ofensivë për Piolin duke marrë parasysh dhe shtatlartësinë e tij 1.88 metra.

Më parë Pellegri është aktivizuar në Serinë A për dy vite me skuadrën e Genoas duke rënë në sy për talentin e tij, për tu transferuar më pas në Francë te Monaco e duke u rikthyer sërish në Serinë A. Lajmi e bëri zyrtar vetë faqja e Milanit duke i uruar mirëseardhjen sulmuesit të ri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Mitrovicës…