Konfirmohet nga PSG-ja: Mbappe dëshiron kalimin në Real

25 gusht 2021 | 17:01

Kylian Mbappe ka kërkuar zyrtarisht largimin nga Paris Saint-Germain.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori sportiv i PSG, Leonardo. Francezi, ka kërkuar nga klubi për t’u larguar, në mënyrë që të transferohet te klubi i tij i ëndrrave, Real Madrid.

“Kylian Mbappe dëshiron të largohet. Nëse ai dëshiron të largohet, ne nuk do ta ndalojmë, por do të bëhet sipas kushteve tona”, ka thënë Leonardo.

PSG-ja nuk dëshiron ta shesë Mbappen, por Leonardo ka këmbëngulur se klubi nuk do ta mbajë kundër dëshirës së tij. Mësohet se madrilenët kanë bërë dhe ofertën e parë zyrtare për Mbappen, rreth 160 milionë euro, por kjo kërkesë është refuzuar në Paris, që kërkojnë të paktën mbi 200 milionë për ta lënë të lirë sulmuesin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka mbyllur konkursin për pranimin…