![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/ronaldo-5.jpg)
Gazetari i njohur: Ronaldo shkon te Manchester United
27 gusht 2021
| 17:42
Mungon vetëm zyrtarizimi, por tani gjithçka ka marrë fund. Cristiano Ronaldo do të rikthehet në Manchester United.
Kjo është konfirmuar nga gazetari i afërt me Juventusin, Romeo Agresti, i cili tha se marrëveshja tashmë është arritur. Sipas tij është arritur marrëveshje edhe me Juventusin edhe me Ronaldon rreth pagesave.
Para pak orëve në garë ishte edhe Manchester City, por i cili u largua duke tërhequr interesimin e tij.