Vidhte bizhuteri nga arkivolet, arrestohet 60-vjeçarja

29 gusht 2021 | 09:35

Kur një familje në Francën veriore humbi të dashurën e tyre dhe pa një grua të panjohur në varrim, nuk menduan se do të përballeshin me një situatë të pazakontë.

Gruaja, rreth të  gjashtëdhjetave, tha se ishte një shoqe e të ndjerës, kështu që ata e lanë për t’i bërë nderimet e saj në arkivolin e hapur, ose kështu menduan ata.

Por kur familjarët u kthyen më vonë, të ndjerës i ishin hequr bizhuteritë: gjerdani, unaza dhe vathët e saj ishin zhdukur, raportojnë mediet franceze.

Familja bëri denoncim në polici, e cila hetoi dhe shpejt identifikoi një të dyshuar: një grua që jetonte jo shumë larg shtëpisë së varrimit, në qytetin Liévin. Ata e ndaluan atë dhe gjetën bizhuteritë e humbura në posedim të saj.

Por kjo nuk ishte e gjitha. Ata së shpejti ishin në gjendje ta lidhnin atë me vjedhjen e një portofoli nga trupi i një burri në të njëjtën shtëpi funerali, më herët në të njëjtën ditë, të martën 24 gusht, shkruan BBC.

Kur u kontrollua shtëpinë e të dyshuarës, policia gjithashtu gjeti një grumbull njoftimesh të vdekjeve të fundit.

Të përfshira në njoftime ishin kodet e hyrjes për anëtarët e familjes për të hyrë në dhomat individuale ku preheshin arkivolet e të afërmve të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të luftuar kërcënimin e pandemisë COVID-19, shkencëtarët kanë ripërdorur…