MSh: Masat e reja anti-Covid hyjnë në fuqi nesër

29 gusht 2021 | 14:29

Qeveria e Kosovës dje ka vendosur për masave të reja në luftimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në bazë të vendimi të Qeverisë, fillimi i vitit të i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator,  të rikthehet masa e kufizimit të lëvizjes (ora policore) nga ora 22:00 deri në 05:00 dhe gastronomia  të punojnë deri në orën 21:30.

Ndonëse në vendimin e qeverisë shkruan se vendimi hyn në fuqi sot, Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se masat do të hyjnë në fuqi nga nesër.

MSh-ja  gjithashtu ka publikuar të detajuara të gjitha masat kundër-Covid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHBA-ja dhe Izraeli forcuan partneritetin e tyre gjatë një takimi…