Një grua e vdekur dhe 7 tjerë të lënduar në një aksident në Radavc të Pejës

30 gusht 2021 | 10:18

Një grua ka vdekur dhe 7 persona të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti  që ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Radavc të Pejës.

Siç njofton policia, aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së dielës. Ndërsa i dyshuari mashkull me shtetësi të huaj, që dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit është arrestuar.

“Një femër kosovare ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë një aksidenti trafiku, që ka ndodhur midis dy veturave. Gjatë aksidentit kanë pësuar lëndime trupore edhe 7 persona që ishin në dy veturat të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. I dyshuari mashkull me shtetësi të huaj, që dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka informuar policinë se e ka gjetur të…