Asnjë çështje në dialog me Serbinë s’është më e rëndësishme se sa kthimi i të zhdukurve

30 gusht 2021 | 10:56

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën ndërkombëtare për personat e pagjetur, ka thënë se asnjë çështje nuk është me prioritare në procesin e dialogut me Serbinë ‘sesa kthimi i më të dashurve tanë’.

Sipas saj, fati i tyre bëhet edhe më tragjik për shkak se janë në duar të shtetit serbe që po mban të fshehtë çështjen e tyre, ndonëse ka kryer gjenocid.

“Jemi bashkë me familjarët e atyre që na mungojë më së shumti. Ata do t’i mungojë gjithë secilit prej nesh. Fati i tyre bëhet edhe me tragjik kur dihet që janë në duar të shtetit serb që ka bërë gjenocid. Fati i tyre bëhet shumë më tragjik kur dihet që janë në duart e shtetit serb, shtetit që ka ushtruar gjenocid ndaj popullit të Kosovës e i cili fatkeqësisht ende nuk po distancohet nga kjo e kaluar e tmerrshme dhe ngarkimet që ka kryer ndaj popullit tonë. Dhimbja nuk është vetëm edhe e familjarëve dhimbjen e kemi të përbashkët, vetëm bashkë mund të kërkojmë përgjegjësi nga shtetit që i ka zhdukur ata me dhunë”, ka thënë Osmani.

Përderisa Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë organizuar shënimin e 30 gushtit – Ditës ndërkombëtare për persona të zhdukur me një varg aktivitetesh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ri i Iranit, Ebrahim Raisi, ka emëruar një…