Grubi merr pjesë në nisjen e punimeve për ndërtimin e bulevardit ‘Hasan Prishtina’ në Shkup

31 gusht 2021 | 12:03

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi bashkë me zëvendëskryeministrin Bytyqi si dhe kryetarin e qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe atë të Çairit Visar Ganiu dhe të Karposhit, Stefan Bogoev, ka marrë pjesë në fillimin e punëve ndërtimore të bulevardit “Hasan Prishtina”.

Para të pranishmëve, Grubi ka thënë se ky është një projekt mjaft i rëndësishëm për të gjithë.

“Jam shumë i lumtur që jam sot këtu bashkë me ju për të shënuar fillimin e realizimit të një projekti kaq të dashur për mua dhe shumë të dëshiruar nga qytetarët tanë për dekada të tëra. Për këtë projekt dhe bulevardin ‘Hasan Prishtina’ me Petren u morëm vesh për dy minuta dhe menjëherë i siguruam mjetet nga buxheti i shtetit me rebalancin e këtij viti. Akoma më i lumtur jam që po mund të japim kontribut për ndërtimin e një prralle të Shkupit ndryshe, të Shkupit më të mirë për të gjithë ne. Unë isha aktivist i shoqërisë civile kur po thyeja muret ndarëse që po përçanin qytetin tim si rezultatet i çmendurisë monoetnike, monofetare, monokulturore, monopartiake të quajtur ‘Shkupi 2014’”, ka Grubi.

Sipas tij, kontributi i dhënë për ndërtimin e bulevardeve, urave e parqeve është një dallim që krijon barazi e jo ndasi.

“Ndërsa sot, si shërbëtor i juaj po qëndroj para jush duke dhënë kontribut bashkë me Petren për ndërtimin e urave, bulevardeve, parqeve. Ky është dallimi. I prekshëm dhe i dukshëm. Dallim që krijon barazi e jo ndasi, që ndërton ura e jo mure.  Zgjedhja jonë është më se e lehtë dhee qartë, a duam Shkup për të gjithë, a po duam Shkup për ata dhe për ne, a duam Shkupi të jetë një, a po të jetë i anës së djathtë dhe të majtë të Vardarit, a duam Shkup të zhvillimit a po të regresit. Përgjigja e këtyre dilemave jepet më 17 tetor, ndërsa unë jam i bindur që ashtu si po e nisim punën sot bashkë me Petren, bashkë me të do ta inaugurojmë edhe këtë lidhje dhe bulevard ‘Hasan Prishtina’ në përfundimin e vet”, ka thënë Grubi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bota është ndarë përfundimisht nga benzina me plumb, një lloj…