Çmimi që pagoi bashkëshortja e Hashim Thaçit dhe familja e saj për lirinë e Kosovës

31 gusht 2021 | 16:10

Shpeshherë në publik me qëllime të caktuara është atakuar gruaja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Lumije Thaçi-Gërxhaliu.

Ajo është akuzuar shpesh pa fakte, vetëm pse ishte gruaja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ndërsa publiku ka pak njohuri për kontributin e familjes Gërxhaliu për lirinë e Kosovës në luftën e fundit, shkruan “Metro”.

Në vazhdimësi Lumnije Thaçi – Gërxhaliu është sulmuar nga “armata” e “Facebook” – ut, duke përdorur standarde të dyfishta ndaj grave në Kosovë.

Lumnije Thaçi – Gërxhaliu nuk ka qenë asnjëherë aktive në politikë, si shumë figura të tjera e që kontributi i tyre për Kosovën nuk duket askund.

Ajo është pjesëtare e një familje e cila ka humbur shumë anëtarë në luftën e fundit të Kosovës në vitin 1999, por që pak kush ka njohuri për këtë.

Në masakrat e vitit 1999, në fshatin Studime të Poshtme të Vushtrrisë, në tre sulmet serbe, janë vrarë dhe ekzekutuar 145 shqiptarë, pleq, gra dhe fëmijë.

Vetëm nga familja Gërxhaliu të së cilës i takon Lumnije Thaçi janë ekzekutuar 37 anëtarë.

Për ata që e sulmojnë pa argumente dhe që nuk e dinë, Lumije Thaçi – Gërxhaliu, në luftën e fundit ka humbur:

  1. Haki Gërxhaliu, vëllai
  2. Xhevdet Gërxhaliu, djali i vëllait
  3. Shaban Gërxhaliu, axha
  4. Kadri Gërxhaliu, djali i axhës
  5. Sejdi Gërxhaliu, djali i axhës
  6. Nuhi Gërxhaliu, djali i axhës
  7. Fahri Gërxhaliu, djali i axhës
  8. Nexhip Gërxhaliu, djali i axhës
  9. Abdyl Gërxhaliu, djali i axhës

Po ashtu ajo ka humbur edhe shumë farefis të tjerë, duke përfshirë edhe Selatin dhe Xhemail Gërxhaliun me familje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se, ka…