![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/04/Vitia-1.jpg)
Vitia: Së shpejti certifikatat e vaksinimit do të njihen nga të gjitha shtetet
Disa shtete nuk janë duke i njohur certifikatat e vaksinimit të qytetarëve të Kosovës. Përkundër vaksinimit, qytetarët e Kosovës kanë pasur probleme gjatë hyrjes në shtetet tjera.
Për këtë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se janë duke punuar për digjitalizimin e certifikatës së vaksinimit konformë kërkesave të Bashkimit Evropian.
Në këtë kontekst, Vitia ka thënë se këto certifikata shumë shpejtë do të njihen nga të gjitha shtetet.
“Qysh para 1 muaji me të marrë disa informacione që kanë treguar për mundësinë e keqpërdorimit të disa nga laboratorë të papërgjegjshëm, ne kemi angazhuar inspektoratin shëndetësor i cili ka dal në shumë nga këto laboratorë dhe po ashtu si jeni të informuar, bashkë me policinë disa janë mbyllur e disa persona janë arrestuar. I ka 1 javë që punojmë me AShI-në për digjitalizimin e certifikatës së vaksinimit komplet konformë kërkesave të BE dhe besojmë që shumë shpejtë kjo certifikatë do të jetë e digjitalizuar duke plotësuar të gjitha këto kritere do të njihet nga të gjitha shtetet”, ka thënë Vitia në një konferencë për media.
Më tutje, Vitia ka folur edhe për pamundësinë e qytetarëve që të gjejnë termine të lira për vaksinim.
Ai ka thënë se numri i termineve ka qenë konform stokit të vaksinave dhe se pas furnizimit me vaksina shtesë, muaji shtator do të jetë komod.