![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/03/daut-haradinaj1.jpg)
Haradinaj: Vitia është dashur të dorëhiqet
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se ministri aktual i shëndetësisë, Arben Vitia është dashur të jap dorëheqje në momentin që është kandiduar për kryetar të Prishtinës nga VV.
“Problemi i pandemisë në e dimë se është një problem global, dhe nuk kisha dashtë me shfrytëzuar fatkeqësinë e Kosovës në këtë rast, se kemi vdekshmëri të lartë, kemi të infektuar shumë, por unë mendoj që Vitia është dashur që në momentin që është emëruar kandidat më dhanë dorëheqje, dhe me iu përkushtu Prishtinës, sepse pandemia në një të ardhme kalon, ndërsa problemet e Prishtinës mbesin”, tha Haradinaj në Kanal10.
Haradinaj ka theksuar se nuk fitohet Prishtina me duar në xhepa.
Tutje, Haradinaj ka kërkuar nga kundër kandidatet e tij që të përballen në një debat televiziv.