Kosova niset për Gjeorgji

01 shtator 2021 | 09:33

Kombëtarja e Kosovës është nisur sot në mëngjes për në Batomi të Gjeorgjisë, ku të enjten do ta zhvillojë ndeshjen e tretë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Dardanët i kanë zhvilluar dy stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa sot pasdite në orën 19:00 sipas orës lokale në Gjeorgji, do të zhvillohet stërvitja e fundit para përballjes së të enjtes.

Kosova dy ndeshjet tjera kundër Greqisë dhe Spanjës do t’i luajë në Prishtinë , në “Fadil Vokrri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha në një…