Vuçiqi në Bled: Jam i shqetësuar që Kosova do ta fillojë fushatën e njohjeve më 4 shtator

01 shtator 2021 | 14:12

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të mërkurën në Bled të Sllovenisë ku po mbahet Forumi Strategjik se dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë në nivel teknik.

Ai ka thënë se është i shqetësuar se Kosova do ta fillojë fushatën për njohje më 4 shtator, ditën kur skadon moratoriumi njëvjeçar i nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington gjatë administratës së Donald Trumpit.

“Jam i shqetësuar për informacionin se ata do të fillojnë një fushatë të re më 4 shtator për t’u njohur në organizatat ndërkombëtare. Është puna jonë të përgatitemi për këtë”, u ka thënë Vuçiqi gazetarëve pas pjesëmarrjes në panelin brenda Forumit Strategjik të Bledit, raporton “B92”.

Vuçiqi ka thënë se nuk ka folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por ka thënë se vetëm e ka parë atë nga larg.

Presidenti serb ka theksuar se Ballkani Perëndimor do të jetë më shumë në agjendën e Bashkimit Evropian.

“Ju mund ta ndjeni këtë edhe këtu në Bled”, ka thënë Vuçiqi, duke falënderuar organizatorët që e lejuan atë t’i paraqiste idetë e Serbisë, por edhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Unë po thosha të vërtetën, pasi bëra disa pyetje pa përgjigje në lidhje me rritjen, çfarë do të ndodhë pas largimit të kancelares gjermane Angela Merkel”, ka thënë ai pas takimit me Miroslav Lajçak dhe pjesëmarrjes në një panel mbi të ardhmen e BE-së.

Ai ka theksuar se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian derisa t’i zgjidhë mosmarrëveshjet me Kosovën dhe se askush nuk duhet të gënjejë apo mashtrojë për këtë çështje.

“Por është e rëndësishme që Evropa të tregojë se është ende tërheqëse, në mënyrë që kombet e tjera të kenë dëshirën për të qenë pjesë e Evropës”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa sezonit veror po i vjen fundi, Manjola Nallbani, ka…