Alimi, afër Prishtinës

01 shtator 2021 | 15:41

Armend Alimi është para transferimit te skuadra e Prishtinës në Kosovë. Sipas “Sportmedia” mesfushori me ndikim te skuadra e Shkëndijës, kalon në kampionatin e Kosovës, te skuadra e drejtuar nga trajneri shkupjan, Zekirja Ramadani.

Mesfushori nga Kumanova, nga ardhja e tij te Shkëndija në vitin 2014, arkëtoi 3 tituj kampion, dy herë Kupën dhe 3 herë ka luajtur në sfidat e plej offit në Ligën Evropa. Ditë më parë, Besart Ibraimi u largua nga skuadra tetovare drejt skuadrës greke të Ksantit, ndërsa Shkëndija ndërpreu bashkëpunimin me Antonio Paviçin, Igor Vandersonin dhe Arblin Zejnullain.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Muzafer Shala,…