Aliu thotë që ky është fillimi i denoncimeve të keqpërdorimeve në shpronësime

01 shtator 2021 | 16:40

Ministri i Ambientit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë që procesi i shpronësimeve ka shkaktuar telashe të mëdha, duke dëmtuar edhe buxhetin e shtetit.

“Procesi i shpronësimeve në vendin tonë ka shkaktuar telashe të mëdha dhe është e domosdoshme që këtij procesi t’i jepet edhe një sqarim nga ana e ministrisë tonë. Procesi i shpronësimit, përbën një nga sfidat më të mëdha të qeverisjes si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal. Shpronësimet janë bërë tejet të nevojshme dhe si pasojë shteti i Kosovës është futur në borxhe të mëdha”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Në këtë kontekst, Aliu ka thënë se ky është fillimi i denoncimeve të keqpërdorimeve në shpronësime.

Sipas tij, për 6 muaj është rritur për 7 milionë euro shifra e borxhit të shtetit për shpronësime.

Ndryshe, dje lidhur me çështjen e shpronësimit në autostradën Prishtinë-Pejë ka folur edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Ai ka treguar që është ndalur keqpërdorimi i 43 milionë eurove në shpronësimin e iniciuar për autostradën “Prishtinë-Pejë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefin…