Vdes gazetari Kajtaz Gecaj

02 shtator 2021 | 10:41

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka njoftuar për vdekjen e gazetarit Kajtaz Gecaj.

Lushtaku shkruan se mëngjesi i sotëm solli lajmin për vdekjen e gazetarit nga Skenderaj Gecaj.

“Kajtazi është pa dilemë prej gazetarëve më profesionistë nga gjenerata më e vjetër e gazetarëve të Drenicës”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Lushtakut:

Mëngjesi i sotëm solli lajmin për vdekjen e gazetarit të njohur nga Skenderaj, Kajtaz Gecaj. Kajtazi është pa dilemë prej gazetarëve më profesionistë nga gjenerata më e vjetër e gazetarëve të Drenicës.

Karrierën e kishte filluar në të 70-tat si mësues në Qirez, për të vazhduar pastaj si gazetar në të përditshmen “Zëri”, e së fundi duke hapur një portal lokal. Duke e njohur personalisht, ai ishte profesionist i madh me një memorie të jashtëzakonshme. Urtësia e tij reflektonte në shkrimet me përmbajtje të thellë e argumentuese.

Ngushëllimet më të thella familjes, shoqërisë, dashamirëve e audiencës së Kajtazit.
Pushoftë në paqe!
SL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës gjatë ditës së mërkurë ka vazhduar me…