AGK-ja i shpreh ngushëllime familjes së gazetarit Kajtaz Gecaj

02 shtator 2021 | 12:17

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar se me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Kajtaz Gecaj, i cili ka punuar për shumë vite si gazetar në të përditshmen gazetën “Zëri”, e së fundmi ishte angazhuar në një media lokale.

“Gecaj njihet si gazetar i cili ka realizuar raporte, kronika e intervista të shumta dhe si gazetar i dalluar për korrektësi, vullnet dhe përkushtim në punë. Duke vlerësuar lart kontributin që i ndjeri ka dhënë për profesionin e gazetarisë, iu shprehim ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit, Kajtaz Gecaj”, është thënë në telegramin ngushëllues të AGK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat zvicerane për disa ditë po raportojnë se shqiptarët e…