Nishani për kabinetin qeveritar ‘Rama 3’: Qeveri kukull

02 shtator 2021 | 12:39

Zyrtari i lartë i PD-së, ish-presidenti, Bujar Nishani, ka reaguar pas publikimit të emrave të qeverisë Rama 3.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se shqiptarët edhe katër vitet e ardhshme me një qeveri kukull.

Postimi i Nishanit:

Shqiptarët edhe katër vitet e ardhshme me një Qeveri Kukull, manekinë të gardërobës në errësirë të një njeriu që ka marrë peng gjithçka në këtë vend.
Peng qeverisjen, peng parlamentin, peng drejtësinë, peng ekonominë, peng sistemin politik, peng vetë shtetin, peng Shqipërinë.
Pengmarrësi, ndërsa tallet përsëri me shqiptarët me një “Qeveri Kukull”, përgatitet me zell për të fituar garën e ardhshme.
Çdo kukull në funksion të grabitjes elektorale të radhës!
Po Opozita?
Opozita është rehat! Ka kohë!
Ohu…., deri sa të vijnë zgjedhjet, shohim e bëjmë!
Asnjë parapërgatitje, asnjë vizion, asnjë projektim, asnjë strategji!
Do të “sajojë” diçka edhe atëherë!

Rama publikon emrat e ministrave të rinj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo e ka thyer rekordin për më së shumti…