Koreja e Veriut refuzon vaksinat

02 shtator 2021 | 12:52

Koreja e Veriut ka kërkuar që gati tre milionë vaksinat që i janë ofruar për të luftuar koronavirusin, të dërgohen diku tjetër.

Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuar,  ka thënë se Phenjani kërkoi që ato të dërgohen në vende më të goditura, për shkak të mungesave globale të vaksinave.

Programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) i ka ofruar shtetit komunist vaksina kineze “Sinovac”.

OBSh-ja ka thënë se, deri më 19 gusht, Koreja e Veriut nuk ka regjistruar asnjë rast me koronavirus.

Rreth 37 000 njerëz,  përfshirë punonjës të kujdesit shëndetësor, janë testuar dhe të gjithë kanë dalë negativë, ka thënë OBSh-ja në raportin e saj javor për situatën.

Koreja e Veriut ka vendosur masa të rrepta kundër koronavirusit që nga fillimi i pandemisë.

Ajo ka qenë ndër vendet e para që ka mbyllur kufijtë në janar të vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
24-vjeçarja milionere, Kylie Jenner, nuk i ka lënë vend imagjinatës…