Rama prezantoi kabinetin e ri, Basha i përgjigjet me raportin e OSBE/ODIHR-it
02 shtator 2021
| 12:53
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pasi Edi Rama ka shpallur qeverinë e re për mandatin e tretë.
Basha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit do të jetë udhërrëfyesi i opozitës për t’i kthyer vendit një qeveri që buron nga vullneti i lirë i qytetarëve, dhe jo nga krimi e korrupsioni.
Lideri demokrat ka theksuar se PD-ja ka depozituar qindra padi penale në SPAK e prokuroritë e rretheve për krime zgjedhore, dhe drejtësia nuk mund të qëndrojë duarkryq.
Postimi i plotë i tij: