Berisha transferohet në Fenerbahçe

02 shtator 2021 | 13:00

Sulmuesi Mërgim Berisha ka arritur akordin me skuadrën e Fenerbahçes. 23-vjeçari shqiptar ka lënë skuadrën e Salzburgut dhe ka mbërritur në Stamboll për të firmosur kontratën e tij me gjigantët turq në orët e ardhshme.

Berisha ndërmerr një hap të madh në karrierë duke vazhduar aventurën e tij me fanellën e një skuadre të madhe si Fenerbahçe, ku lë skuadrën austriake të Salzburgut pas dy vitesh.

Më parë përveç Salzburgut, Berisha ka mbajtur veshur edhe fanellat e Altak, Magdeburg, LASK Linz dhe Liefering. Gjatë sezonit të kaluar 23-vjeçari shqiptar luajti në kampionat me skuadrën austriake të Salzburgut 28 ndeshje nga ku realizoi 14 gola, ndërsa në këtë sezon u aktivizua në 2 ndeshje ku e tundi rrjetën një here.

https://twitter.com/MaxCamiIleri/status/1433365280395304960?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1433365280395304960%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2Fe-kryer-levizje-surprize-ne-merkato-sulmuesi-shqiptar-transferohet-te-fenerbahce%2F

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja, Nora Istrefi ka bërë një deklaratë lidhur me zërat…