![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/edi-rama.jpg)
Në Qeverinë ‘Rama 3’, dymbëdhjetë gra ministre
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar sot emrat e kabinetit qeveritar.
Në Qeverinë ‘Rama 3’ do të jenë 12 gra ministre dhe katër burra me poste ministrore.
Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i KDI-së, ka thënë se ky është një progres i madh për Shqipërinë, të ketë një parti dhe një kryeministër i cili promovon dhe ndërgjegjëson shoqërinë, duke zgjedhur shumicën gra në pozita të larta vendimmarrëse.
Rolin e zëvendëskryeministrit do ta marrë Arben Ahmetaj.
Olta Xhaçka, ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Niko Peleshi, ministër i Mbrojtjes.
Ulsi Manja, ministër i Drejtësisë.
Blendi Çuçi, ministër i Punëve të Brendshme.
Delinda Ibrahimi, ministre e Financave dhe Ekonomisë.
Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës.
Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë.
Evis Kushi, ministre e Arsimit
Frida Krifca, ministre e Bujqësisë
Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit
Elva Margariti, ministre e Kulturës.
Qeveria e re do të ketë katër ministra Shteti:
Elisa Spiropali ministre Shteti për marrëdhëniet me parlamentin.
Edona Bilali ministre Shteti për mbrojtjen e sipërmarrjes.
Bora Buzhaqi ministre Shteti për rininë dhe fëmijët.
Milva Ikonomi ministre Shteti për standardin dhe fëmijët.