![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/3504895E-5A1C-4C24-811C-5B7D550A1915.jpeg)
Skadimi i afatit të vaksinave, zëdhënësi i LV-së fajëson deputetin e PDK-së
02 shtator 2021
| 13:06
Arlind Manxhuka nga zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje e ka gjetur shpejt “fajtorin” për hedhjen e 133 mijë e 234 vaksinave kundër koronavirusit, të cilave u doli afati pardje.
Sipas tij, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu – Kamishi, ka faj që Kosovës i shkuan dëm këto vaksina të “AstraZenecas”.
“Vaksinave që dje u doli afati e u asgjësuan, për të njëjtat Bekim Haxhiu-Kamishi pati thënë se u skadon afati në qershor dhe këto deklaratat janë publike. Pra, gënjeshtra të tilla në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë kanë bërë që njerëzit të hamendësohen dhe vaksinat të mos shfrytëzohen”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.
MSh-ja heq nga përdorimi mbi 133 mijë vaksina ‘AstraZeneca’, shkak skadimi i afatit