Në spitalet e Kosovës, 69 pacientë në gjendje të rëndë

02 shtator 2021 | 13:53

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka treguar se 69 pacientë të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë në spitalet e Kosovës, ndërsa një ditë më parë numri i pacientëve nën kujdes intensiv ishte 59.

Në raportin e SHSKUK-së thuhet se në total, 1,116 pacientë me koronavirus janë të shtrirë në spitalet e Kosovës.

Prej tyre, 936 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Numrin më të madh të pacientëve me koronavirus, përkatësisht 430, e ka Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Nga spitalet rajonale prin ai i Prizrenit me 165 pacientë.

Kosova është duke kaluar nëpër një valë të rëndë të pandemisë së koronavirusit.

Aktualisht janë mbi 27,000 raste aktive.

Të mërkurën janë konfirmuar edhe 22 viktima.

Të vaksinuar plotësisht llogaritet të jenë pak mbi 284,000 qytetarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte do të vazhdojë me…