Kosova shijon fitoren e parë

02 shtator 2021 | 19:53

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka shijuar fitoren e parë në kualifikimet e Kupës së Botës, pasi e mposhti Gjeorgjinë me rezultat 0-1. “Dardanët” ishte me të mirë në pjesën e parë dhe me plotë metrit e mbyllen këtë pjesë me epërsi prej një goli. Në minutën e 18-të, Davit Khocholava realizoi autogol, raporton “Epoka e re”.

Në pjesën e dytë, “dardanët” ishin me të kujdesshëm në fazën defensive dhe u mundua të ndëshkojë kundërshtarin nëpërmjet kundërsulme. Duhet cekur se Lirim Kastrati pati një rast të mirë shënimi, por dështoi të mposhtë portierin vendas. Ndërkohe Elbasan Rashani realizoi, por goli nuk u pranua për shkak te pozitës jashtëloje. Gjeorgjia u mundua me të gjitha forcat të gjejë golin e barazimit, por nuk pati sukses. Për Kosovën në këtë ndeshje debutoi Mirlind Kryeziu.

Kosova aktualisht është e treta në Grupi B me 3 pikë, kurse Gjeorgjia është e fundit me 1 pikë.

/Epoka e re/  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e enjte) do zhvillohet takimi shumë interesant mes Polonisë…