Mbi 25 mijë raste aktive me Covid në Kosovë

06 shtator 2021 | 08:38

Të dielën në Kosovë janë regjistruar edhe 24 viktima të reja nga koronavirusi.

Që nga fillimi i pandemisë, në mars të 2020-s, deri më 5 shtator janë shënuar 2 605 viktima në Kosovë.

Në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se pozitivë me koronavirus kanë dalë edhe 890 qytetarë.

Shifra bazohet në 10.614 mostra të testuara. Llogaritur në përqindje del se 8.3% e të testuarve kanë rezultuar pozitivë.

Të shëruar nga sëmundja janë edhe 1.712 qytetarë, ndërsa raste aktive janë 25 688.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë ish-këshilltari i kancerlares Merkel, Jan Hecker. Lajmin…