Tea poston pozat “hot” nga pushimet

06 shtator 2021 | 11:12

Prej disa kohësh, Tea Trifoni, ka zbuluar se është në një lidhje dashurie. Pak muaj pasi u nda nga ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Beart Rexhepi, Tea nisi një romancë të re.

Ajo nuk zbuloi shumë detaje rreth partnerit të saj, por tregoi se e ka njohur përmes Fation Kuqarit. Së fundmi, Tea ka ndarë disa foto në “Instagram”, ku shkruan “Cheers to summer”.

Fillimisht ka postuar një pozë të saj, ku ajo shfaqet duke pirë një gotë verë. Por gjithë vëmendjen e ka marrë gjoksi i saj, pasi fansat shkruajnë: “Le të shpërthejnë komentet për gjoksin”.

Më pas Tea ka postuar disa foto dhe video nga plazhi. Por vëmendjen më të madhe në këtë album fotografik e mori fotografia e fundit. Aty shfaqet një djalë me kapele në kokë dhe një gotë në dorë, teksa është i mbështetur në këmbën e Teas.

Kjo e fundit është siguruar mirë që t’ia mbulojë portretin, duke mos dashur që të identifikojë të dashurin e saj.

“Tea bukuroshja ? po fatlumin na e nxirr pak se ne shqiptaret si popull jemi shum kurjoz ? me duket se te dolen llafet e asaj qe parashikonte fatin”, i shkruan një ndjekëse ish-konkurrentes së “Për’puthen”.

Tea poston pozat “hot” nga pushimet, te foto fundit zbulon partnerinTea poston pozat “hot” nga pushimet, te foto fundit zbulon partnerinTea poston pozat “hot” nga pushimet, te foto fundit zbulon partnerinTea poston pozat “hot” nga pushimet, te foto fundit zbulon partnerinTea poston pozat “hot” nga pushimet, te foto fundit zbulon partnerin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryediplomati i Kosovës dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka…