Hoxhaj, i tronditur nga vdekja e ish-këshilltarit të Merkelit

06 shtator 2021 | 11:11

Ish-kryediplomati i Kosovës dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se është tronditur nga vdekja e ish-këshilltarit të Angela Merkelit, Jan Hecker.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se Heckeri ka qenë një njeri me integritet, dije të thellë dhe një mik i madh i Kosovës.

“Jam i tronditur thellë nga lajmi i vdekjes së Jan Hecker, këshilltar për politikë të jashtme i kancelares Angela Merkel! Jani, ka qenë një njeri me integritet, dije të thellë dhe një mik i madh i Kosovës dhe i imi personalisht! Një humbje e madhe për diplomacinë gjermane! Ngushëllime familjes, të afërmve dhe kolegëve”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me të hyrë në fuqi masat e reja kundër Covidit …