Përhapet edhe në Zvicër varianti “Mu” i Covidit

06 shtator 2021 | 11:32

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka shtuar një tjetër variant të Covid-19 në listën e saj të varianteve.

Të hënën, OBSh-ja ka thënë se tani është duke monitoruar zhvillimin e variantit “Mu”. Ky variant me shpejtësi ka filluar tashmë të përhapet në shtete të ndryshme.

Varianti “Mu”, i njohur zyrtarisht si “B.1.621”  është zbuluar për herë të parë në janar në Kolumbi.

Ky variant së fundmi është përhapur edhe në Zvicër. Ky shtet ka raportuar 34 raste me variantin “Mu”.

Autoritetet Shëndetësore në Zvicër (BAG) kanë raportuar për rastet me variantin e ri, ndonëse janë minimale deri më tash. Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke e përcjellë variantin e ri, që ka mutacione të shumëfishta.

Zëdhënësi i BAG-it, Gregoire Goignat, ka thënë për “20 minuten”, se nuk ka sinjale se varianti “Mu” mund të bëhet variant dominues në Zvicër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga sot Shqipëria ka filluar aplikimin e masave të reja…