Peci: Ministrinë e kam gjetur me 40 milionë euro borxhe

06 shtator 2021 | 11:48

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Faton Peci, ka thënë që këtë ministri e ka gjetur me një shumë të madhe të borxheve.

Sipas tij, këtë ministri e ka gjetur me 40 milionë euro borxhe.

“Unë si ministër, në momentin që e kam marrë detyrën jemi ballafaquar me një numër të konsiderueshëm të sfidave. Njëra prej tyre ka qenë pasi ministrinë e kam gjetur me 40 milionë euro borxh”, ka thënë Peci në një konferencë për media.

Duke folur në lidhje me subvencionet për fermerët, Peci ka  thënë se në ndihmë të tyre do të jenë 50 milionë euro.

“Në programim për pagesa direkte në vitin 2021, kemi në dispozicion 21 milionë euro, ndërsa në total përkrahja për fermerët gjatë këtij viti do të arrijë shifrën e mbi 50 milionë eurosh. Ky program, u mundësua falë edhe vendimit të Qeverisë Kurti 2 për përkrahjen për fermerët dhe vendimin i cili ka mundësuar edhe shpërndarjen prej 5 milionë euro shtesë në njërën nga mbledhjet paraprake të qeverisë”, është shprehur ministri Peci.

Më tutje, ai ka thënë se gjatë këtij muaji do të realizojë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), konkretisht në Iowa, ku sipas tij, pritet të ketë një memorandum bashkëpunimi në sektorin e bujqësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është gjetur i vdekur dje në Fushë Kosovë.…