Talibanët ftojnë Merkelin për vizitë në Kabul

06 shtator 2021 | 12:48

Për të treguar se vendi i tyre është i sigurt, talibanët kanë ftuar për vizitë kancelaren gjermane Angela Merkel .

Zëdhënësi i talebanëve, Zabidullah Mujahid, në një intervistë për gazetën BILD, ka deklaruar se do ta mirëpresin Merkelin ngrohtësisht në Kabul.

“Ne do ta mirëpresim ngrohtësisht zonjën Merkel në Kabul”, ka deklaruar zëdhënësi Mujahid.

Muxhahidi ka deklaruar se ata duan një mjedis plotësisht të sigurt në Afganistan.

“Ne duam të kemi një marrëdhënie të mirë me Gjermaninë. Emirati Islamik do të jetë qeveria e dëshiruar e afganëve dhe ne duam që qeveria gjermane të ketë marrëdhënie diplomatike me qeverinë tonë të re. Ne gjithashtu do të donim që Gjermania të na mbështeste dhe të na ndihmonte në fushën humanitare”, ka deklaruar ai, duke ftuar investitorët gjerman të investojnë në këtë vend.

“Përveç kësaj, qeveria gjermane mund të inkurajojë sipërmarrësit e saj të investojnë në vendin tonë. Ne do t’i hapim rrugën dhe do të sigurojmë sigurinë e tyre ”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i krahut të majtë, Jose Gaya dhe qendërmbrojtësi Aymeric…