Kolona të gjata në Morinë (Foto)

06 shtator 2021 | 12:54

Masat e reja e reja kundër Covidit në Kosovë dhe Shqipëri kanë ndikuar që të krijohen kolona të gjata të automjeteve në kufirin në mes të dy vendeve.

Gazeta “Epoka e re” ka siguruar një foto nga pika kufitare në Morinë, ku kolona për të hyrë në Shqipëri është shumë e gjatë.

Nga sot Shqipëria ka filluar aplikimin e masave të reja kundër Covidit për qytetarët që do të hyjnë në këtë vend, në përpjekje për të frenuar rritjen e numrit të rasteve me koronavirus.

Ministrisë së Shëndetësisë  ka njoftuar se qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte: të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë, të kenë Testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve dhe të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

No description available.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar ndeshjet e 5-ta të fushatës kualifikuese të Botërorit…